Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekord: Gati 1400 stentime për 6 muaj në QKUK (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 08.07.2023 20:36

1382 stentime janë realizuar vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në QKUK.

Shefi i Njësisë Koronare në Kardiologji, Artan Ahmet këtë numër e quan shifër rekorde që është punuar në këtë vit, raporton Klan Kosova.

Në Kardiologji janë kryer edhe mbi 2500 procedura të koronarografisë.

Sipas Ahmetit, rikthimi i kardiologëve invazivë në Kardiologji ka ndikuar për të mirë edhe në rritjen e resurseve humane.

E me këtë trend të punës deri në fundvit pritet të stentohen afër tre mijë pacientë dhe të realizohen pesë mijë koronarografi.

Në mes tjerash, bëhet e ditur se numri i këtyre rasteve është në rritje nga viti në vit, por shqetësuese janë moshat e reja ato nën 40 vjeç.

Megjithëkëtë, lista e pritjes vazhdon të jetë e lartë, për të cilën zvogëlimi do të ndodhte në masë të madhe sipas kardiologut Ahmetit me investimet në infrastrukturë dhe aparaturë shtesë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme