Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekord dështimesh, seriali parlamentar vazhdon nesër

NULL NULL
26.06.2025 10:10

Seriali “Kuvendi i Kosovës” do të vazhdojë edhe të premten.

Nesër nga ora 11:00 do të regjistrohet epizodi i 38-të në përpjekje për ta funksionalizuar parlamentin, njofton Klankosova.tv.

Seanca paraprake, që u mbajt të mërkurën, më 25 qershor, zgjati si zakonisht mbi 2 minuta.

Dështimet rekorde të seancave po ndodhin shkaku se deputetët e zgjedhur nuk po e votojnë komisionin rreth votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë pozitë, Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.