Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Regjistrohen 72 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

NULL NULL
23.02.2021 09:54

Sipas të dhënave të fundit, në zonat e banuara me shumicë serbe janë regjistruar 78 raste të reja të infektimit me virusin korona, ndërsa 26 persona kanë dalë nga izolimi.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Krizave i veriut të Mitrovicës. Aktualisht janë 416 raste aktive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë një total prej 14,664 njerëz janë testuar, nga të cilët 4,196 njerëz janë konfirmuar të kenë virusin korona, raporton Radio Kontakt Plus.

Deri më tani, 107 njerëz kanë vdekur si rezultat i këtij virusi në zonat e banuara me shumicë serbe, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme