Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Regjistrimi i popullsisë – kush del përnjëmend prishtinali e kush jo (VIDEO)

NULL NULL
06.04.2024 13:36
sheshi prishtina qytetare
Qytetarë në sheshin e Prishtinës. Foto: Klankosova.tv

Kronikë nga gazetarja: Blerinë Doshlaku

5 prilli i 2024-tës, për kosovarët nisi me regjistrimin e popullsisë.

Për kryeqytetin kjo duket se do të jetë paksa sfidë, marrë parasysh numrin e madh të atyre që jetojnë këtu.

Sipas të parit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ani pse kjo e bën më kompleks kryeqytetin, agjencia bashkë me komunën ka një koordinim në këtë aktivitet, ku kjo e fundit është e para ndër komunat në aktivitete, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Regjistrimi është obligues, e ata që nuk e kryejnë obligimin pason edhe gjobitja prej 20 euro deri në 2 mijë euro. Kjo bëhet në rastet kur personi refuzon regjistrimin, por nuk vlen edhe për ata që nuk janë në shtëpi apo banesë herët e para, kur vijnë regjistruesit. Këta kanë mundësi ta kontaktojnë regjistruesin për një termin tjetër.

Mundësi regjistrimi kanë edhe prishtinasit që jetojnë në mërgatë.

434 regjistruesit e zgjedhur nga komuna bashkë më ASK-në, do të monitorojnë në zonat e kryeqytetit, me pyetësorët me 25 për qind më shumë nënpyetje se 13 vite më parë.

Regjistrimi për popullsinë, përveç 5 ditëve të punës, do të jetë i mundur edhe vikendeve bashkë me ekipet rezervë, e që do të zgjasë deri më 17 maj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme