Regjisorja Kaltrina Krasniqi e fiton çmimin vjetor për kinematografi NULL NULL 01.06.2023 19:18 01.06.2023 19:18 Regjisorja Kaltrina Krasniqi dhe montazheri Enis Saraçi morën sot çmimin vjetor për kinematografi. Sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ndau këto çmime, si dhe çmimin kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” që e mori Menduh Nushi. Në njoftimin e ministrisë thuhet se pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Blerta Basholli, Ujkan Hysaj, Valmira Hyseni, Rozafa Çelaj dhe Gazmend Bajri. Këto çmime u ndahen personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin dhe të arriturat gjatë karrierës./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Traileri i "Historisë së mrekullueshme të Henry Sugar": Wes Anderson sjell në jetë historinë e Roald Dahl 15/09/2023