Regjimet më të vështira ushtarake (Foto) NULL NULL 20.07.2015 16:28 20.07.2015 16:28 Vebfaqja “Businessinsider” ka publikuar disa fotografi, në të cilën shihen regjimet më të vështira ushtarake nëpër botë, transmeton Klan Kosova. Në territorin e Kinës, polica paraushtarake përballen me një regjim intensiv. Policët atje marrin pjesë në një sesion trajnimi në ujë me baltë. Këta policë më vonë, kanë edhe zvarritje nën pengesa zjarri… …dhe ushtrojnë aftësitë e tyre për të luftuar dorë me dorë. Trajnimi nga një herë ka për qëllim të sfidojë kufirin apsulut të ushtarëve: Policia paraushtarake në Kinë, të renditur për të mbajtur frymën e tyre nën ujë. Ndërsa, në Kinën e veriut, shihen ushtarët duke u trajnuar në temperatura -22 gradë. Në Korenë e Jugut, pjesëtarë të Forcave Speciale, gjithashtu të trajnuar në kushte të akullta. Një ushtar kanadez në Letoni merr pjesë në trajnimin akull-zhytës si pjesë e ushtrimit të NATO-s. Gjatë stërvitjeve të përbashkëta, SHBA-ja dhe Koresa, duke trajnuar Marinsat në malet e Koresë së Jugut. Marinsat e SHBA-së gjithashtu marrin pjesë në stërvitjet vjetore të përbashkëta me homologët e tyre në Tajlandë, në ekstreme të kundërta klimatike. Gjatë ushtrimeve marinsat kanë mundësi për të pirë gjak të kobrës. Në Tajvanë ushtarët fillestarë për të të kaluar fazën përfundimtare, duhet të kalojnë 150 metra të rrugës në barkë mbi gurë të thepisur.