Refuzimi i ofertës së Kurtit, Abazi: Abdixhiku ka treguar mençuri (VIDEO) NULL NULL 20.04.2026 19:02 20.04.2026 19:02 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka refuzuar ofertën e kryetarit të LVV-së njëherësh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Kështu mes tyre nuk u arrit një marrëveshjes rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Këtë refuzim të kreut të LDK-së, po e sheh si mençuri anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi. “Normalisht pas nja 3 a 4 goditjeve që i kanë marrë njerëzit duke i besuar Kurtit. Do të thotë, ka një avantazh Abdixhiku sot i ka shembujt e një besimi ndaj Kurtit, të cilin besim ai e ka shpërblyer me thikë pas shpine”, deklaroi Abazi në DPT te FIdani. “Do të ishte naivitet politik i Abdixhikut, sikur të pranonte një skenar që Kurti e çuan “Ta nisim një kapitull të ri””, theksoi ai në Klan Kosova. Oferta e Albin Kurtit drejt Abdixhikut, ishte që LDK-ja ta kishte postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri të tjera, ose edhe marrja e postit të kryeparlamentarit, por që dakordancë nuk pati. Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është 28 prilli. Në rast të moszgjedhjes së Presidentit të ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.