Refugjatët e parë nga Maqedonia NULL NULL 10.05.2015 20:16 10.05.2015 20:16 Konflikti i armatosur i mëngjesit të së shtunës, ka sjellë në fshatin Debëllde të Gjilanit dy familje nga Maqedonia. Dyert për ta i kanë hapur banorët vendas. Shtëpisë së Shemsedin Murselit nga Debëlldeja i është rritur numri i banorëve. Gazetari Dibran Istrefi, ka udhëtuar në fshatin kufitar për t’u takuar me familjet e strehuara nga Maqedonia. Ai ka strehuar familjen Sejdiu nga Tanusha e Shkupit që nga nata e të shtunës. Ata kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga Maqedonia për në Kosovë. Familja Sejdiu thotë se e lanë fshatin e tyre pasi morën vesh se çfarë po ndodhte në Kumanovë. Makfire Sejdiu nga Tanusha pohon se situata në Kumanovë i ka shtyrë që të largohen nga fshati i tyre. Nikoqirët e familjes nga Maqedonia janë të gatshëm që të presin familje të tjera karshi mundësive që kanë. Situata aktuale në Maqedoni ka sjellë në fshat një familje tjetër në lagjen e Shabanajve, e cila nuk është prononcuar. Banorët në Debëllde kanë mohuar vërtetësinë e deklaratave të zyrtarëve maqedonas, se nga Kosova po hyjnë forca të armatosura. Konflikti në Maqedoni ka mobilizuar edhe komunën e Gjilanit. Kryetari Lutfi Haziri gjatë ditës së shtunë është takuar dy herë me Këshillin e Sigurisë së Komunës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 orë më parë