Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reese Witherspoon në siklet

NULL NULL
10.05.2015 11:44

Ylli i filmit Hot Pursuit, Reese Witherspoon, ishte e ftuar në emisionin Watch What Happens Live, ku është dashur t’i përgjigjej pyetjeve të sikletshme.

Udhëheqësi i emisionit Andy Cohen, e vuri aktoren në karrigen e nxehtë, duke e pyetur se çfarë në të vërtetë ajo mendonte për skenën e filmit Gone Girl, ku ajo ishte regjisore, e në të cilën kolegu i saj Ben Affleck duket tërësisht lakuriq.

“Dua të them që ajo skenë ecën aq shpejtë sa unë nuk e kam parë” tha bjondja, pasi fillimisht qeshi dhjetë sekonda.

Cohen po ashtu kërkoi nga ajo të tregojë edhe se kur e ka humbur virgjërinë,  por kolegja e saj Sofia Vergara ndërhyri para se ajo të përgjigjej: “Nuk është e detyruar të tregojë, ajo ka fëmijë” shtoi ajo.

Pas kësaj, Reese Witherspoon e tejkaloi këtë moment me një shkelje të syrit dhe me komentin e thjeshte: “Në një moshë të mirë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.