Reese Witherspoon në siklet NULL NULL 10.05.2015 11:44 10.05.2015 11:44 Ylli i filmit Hot Pursuit, Reese Witherspoon, ishte e ftuar në emisionin Watch What Happens Live, ku është dashur t’i përgjigjej pyetjeve të sikletshme. Udhëheqësi i emisionit Andy Cohen, e vuri aktoren në karrigen e nxehtë, duke e pyetur se çfarë në të vërtetë ajo mendonte për skenën e filmit Gone Girl, ku ajo ishte regjisore, e në të cilën kolegu i saj Ben Affleck duket tërësisht lakuriq. “Dua të them që ajo skenë ecën aq shpejtë sa unë nuk e kam parë” tha bjondja, pasi fillimisht qeshi dhjetë sekonda. Cohen po ashtu kërkoi nga ajo të tregojë edhe se kur e ka humbur virgjërinë, por kolegja e saj Sofia Vergara ndërhyri para se ajo të përgjigjej: “Nuk është e detyruar të tregojë, ajo ka fëmijë” shtoi ajo. Pas kësaj, Reese Witherspoon e tejkaloi këtë moment me një shkelje të syrit dhe me komentin e thjeshte: “Në një moshë të mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025