Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Redukimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

NULL NULL
23.12.2021 13:39

KEDS do të vazhdojë me reduktimet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, si pasojë e krizës energjetike.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT”, thuhet në njoftimin nga KEDS-i, transmeton Klankosova.tv.

“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi. Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”.

Reduktimet 2 orëshe kanë filluar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

lajme të ngjashme