Redaktori i Liberation: Sulmet janë barbare, Franca nuk duhet të zmbrapset para terrorit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Redaktori i Liberation: Sulmet janë barbare, Franca nuk duhet të zmbrapset para terrorit

NULL NULL
14/11/2015
"Shoqëria franceze duhet të jetë e fortë dhe të mos zmbrapset para këtyre sulmeve, të tregohet vigjilente dhe të përballet me këtë tmerr" shkruan ndër të tjera në opinionin e tij Laurent Joffrin.

Redaktori i të përditshmes franceze Liberation, Laurent Joffrin, ka shkruar një opinion të tijin pas sulmeve në Paris.

Ai i sulmet i ka quajtur barbare dhe të koordinuara ashtu që të vriten sa më shumë njerëz, njofton Klan Kosova.

“Barbaria dhe terrorizmi kanë arritur një tjetër nivel. Një masakër e koordinuar në zemër të Parisit dhe në Stade de France është ekzekutuar ftohtësisht, me qëllimin e vetëm: që të vriten sa më shumë njerëz.

Edhe në kohën e shkëndijave të luftës civile të Algjerisë në vitet e 90-ta, Franca nuk ka provuar sulme të tilla. Vetë qenësia, politikat dhe roli i Francës janë sulmuar sot. Ndryshe nga sulmuesit e Charlie Hebdo, caku i të cilëve dihej dhe qe ekzekutuar saktësisht, sulmet e sontme janë akte barbarie për të ndjellë terror në vend.

Vendet ku ndodhët sulmet ishin të shumë-frekuentuara, ndaj mund të thuhet që janë zgjedhur qëllimisht, që t’u tregohet francezëve që as një e dalur me miqtë nuk është e sigurt.

Jemi të tmerruar nga kjo masakër dhe ndjeshmëria për viktimat është ndjenja më normale në këtë rast.

Shoqëria franceze duhet të jetë e fortë dhe të mos zmbrapset para këtyre sulmeve, të tregohet vigjilente dhe të përballet me këtë tmerr.

Republika, shteti dhe ligji duhet të vihen në front të kësaj lufte me efikasitetin më të madh.

Është e pamundur që të mos lidhen këto sulmet të tmerrshme me Lindjen e Mesme, ku Franca ka rolin e saj.

Vendi ynë duhet të vazhdoj pa u trembur”.

klankosova.tv