Reçica: “Pastrimi” po punon me kapacitete të plota (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 10:46 26.06.2025 10:46 Kryeshefi i "Pastrimit" Petrit Reçica Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë. “Pastrimi” bëri të ditur se puna nisi duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina, transmeton Klankosova.tv. Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Petrit Reçica thotë se “Pastrimi” po kryen punën me kapacitete të plota. “Qysh prej parmbrëmë kemi fillu me kry shërbimin, nga dje në 07:00 të mëngjesit kemi fillu me kapacitete të plota. Kjo ka ardhur si rrjedhojë edhe asaj që kemi arritur marrëveshjen edhe vendimin e Gjykatës Supreme që erdhi. Komuna e ka bërë bartjen e mjeteve, diku 380 mijë euro që kanë qenë të inkasuara gjatë asaj periudhe nga qytetarët. Punën e parë që e kemi bërë, kemi paguar naftën dhe kemi filluar punën”, u shpreh Reçica në emisionin “Fol me Arin”. Ai kërkoi mirëkuptim nga qytetarët, nëse largimi i mbeturinave vonon. Ndërsa, Reçica tha se po punohet për të arritur një marrëveshje të ndërmjetësimit që borxhi të kryhet sa më shpejt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.