Realizohet filmi i parë 3D në Kosovë NULL NULL 01.06.2015 18:07 01.06.2015 18:07 Kompania “Production Studio Viz-Art”, ka arritur që të realizoj filmin e parë të animuar në 3D, të metrazhit të shkurtër me emrin “Beni ecën vetëm”. Me gjitha vështirësitë dhe pa përkrahje institucionale, kjo kompani ka arritur që të sjellë filmin në një metrazh gjashtë minutash. “Beni ecën vetë” është projekti që tre djemtë e “Production Studio Viz-Art”, kanë arritur ta realizojnë dhe ta bëjnë projektin e parë të kësaj forme në Kosovë. Filmi prezanton detaje të traditës dhe kulturës së Kosovës. Aty kanë zënë vend veshjet kombëtare dhe malet e Rugovës. Metush Mziu, njëri prej iniciatorëve të këtij projekti për realizimin e këtij filmi tha për KosovaPress, se çdo pjesë e filmit është realizuar me mjete vetanake dhe nuk kanë pasur ndonjë përkrahje institucionale. “Ideja ka qenë që ne fillimisht të bëjmë një film animacion, për herë të parë ta bëjmë një film të metrazhit të shkurt animacion që nuk ka pasur në Kosovë. Ideja ka qenë që ne të tre jemi përgatitur me bo diçka shqiptare, tradicionale, që fëmijët tanë të lidhen më shumë me anën tradicionale, kulturën tonë, vendin tonë. Aty prezantohen veshjet tona kombëtare e cila e prezanton një kulturë të vjetër shqiptare, është natyra ku prezantohet më shumë nga ana e Rugovës”, tha Mziu. I filluar me buxhet vetanak, këtij grupi i ka dalë në ndihmë ICK-ja, e cila u ka ofruar objektin dhe zyrat për të punuar. Ky grup i cili ka punuar një vit rresht në krijimin e këtij filmi nuk do të ndalet me kaq. Ata tashmë kanë dorëzuar projektin e tyre në Qendrën Kinematografike të Kosovës, dhe presin që në të ardhmen ta nxjerrin në episode. Ndër të tjera sipas iniciatorëve, në të ardhmen është duke u punuar që të krijohet një lojë online, duke u bazuar në karakteret e këtij filmi të animuar dhe nëse do të jetë i suksesshëm ky film do të shfaqet në formë të serialit, me episoda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024