Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reali sonte synon trepikëshin te skuadra e Muriqit pas humbjes ndaj Barçës

NULL NULL
14.05.2025 13:15
Spain Soccer La Liga
Vedat Muriqi shënon ndaj Real Madridit, 2022. Foto: AP

Reali sonte synon këndelljen pas humbjes ndaj Barçës

Real Madridi sonte do të tentojë të këndellet nga humbja e El Clasicos së katërt këtë sezon ndaj Barcelonës.

Me grupin e yjeve e lojtarëve të shumtë me eksperiencë, “Mbretërit” do të jenë nikoqirë të skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorcas, raporton Klankosova.tv.

Reali synon tre pikë nga kjo ndeshje për të mbajtur gjallë sado pak ëndrrën për titullin e La Ligas, ndonëse 7 pikë larg kreut, rivalit të përbetuar Barcelonës.

Mallorca nga ana tjetër, synim ka garat evropiane, duke u pozicionuar në vendin e nëntë, me pikë të barabarta me Rayo Vallecanon në vendin e tetë, pozitë kjo që çon në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Skuadra e Muriqit hyn në këtë ndeshje pas fitores së arritur xhiron e fundit ndaj Valladolidit.

Lojtari kosovar i ka shënuar në të kaluarën Realit, dhe këtë shpreson se do ta bëjë sërish edhe sonte.

Kjo përballje zhvillohet nga ora 21:30, ndërsa transmetohet në kanalet sportive të Kujtesas në platformën më të pasur televizive, Artmotion.

Veç kësaj, në La Liga këtë mbrëmje zhvillohen edhe dy ballafaqime tjera, Villarreal – Leganes në Sport1 dhe Alaves – Valencia në kanalet sportive të Kujtesas.

Të dy këto ndeshje luhen nga ora 19:00. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.