Reali s’heq dorë nga Lewandowski NULL NULL 01.06.2016 09:12 01.06.2016 09:12 Los Blancos nuk po heqin dorë nga ideja për transferimin e polakut në Santiago Bernabeu. Real Madrid është shumë i interesuar për ta transferuar sulmuesin polak Robert Lewandowski. Vet presidenti i skuadrës nga Santiago Bernabeu ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e blerjes së asit të Bayern Munich, në rast se ai bëhet pjesë e merkatos. Nga ana tjetër, Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i gjigantit bavarez, ka bërë të ditur se klubi nuk do ta shes yllin polak. Por, ish anëtari i Borussia Dortmundit e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Allianz Arena kur pati thënë se “lojtarët rrallë i përmbushin kontratat e tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.