Reali nuk fiton ndaj Atleticos NULL NULL 04.02.2024 23:04 04.02.2024 23:04 Atletico Madrid ka arritur që ta marrë një pikë në momentet e fundit, në derbin lokal kundër Real Madridit. Skuadrës së Diego Simeonës, një barazim ia siguroi Marcos Llorente, i cili realizoi në minutin e 93-të, pas asistimit të Memphis Depay. “Los Blancos” kaluan të parët në epërsi me golin e Brahim Diaz, i cili realizoi në minutin e 20-të. Ky barazim i mban “mbretërit” në krye të tabelës në La Liga. Skuadra e Carlo Ancelottit, ka arritur që pas 23 xhirove t’i ketë 58 pikë apo dy më shumë se përcjellësja, Girona, e cila i ka 56-të në vendin e dytë.