Reali i Anchelotit nuk ngopet me trofe, fiton edhe Superkupën evropiane NULL NULL 14.08.2024 22:49 14.08.2024 22:49 Carlo Ancheloti, Real Madrid, UEFA Super Cup Uruguajani i Real Madridit, Federico Valverde, në minutën e 59 e zhbllokoi ndeshjen e Superkupës së Evropës, në duel me Atalantan. Vetëm nëntë minuta më pas, doli në skenë ylli francez që u transferua këtë verë te kampionët e Evropës, Kylian Mbappe, duke e dyfishuar rezultatin, me golin e tij të parë për “Los Blancos”, që në debutim, raporton Klankosova.tv. Kaq edhe i mjaftoi “mbretërve” për t’i pasuruar vitrinat e klubit edhe me një trofe të Evropës. Me këtë triumf, merengezët bëhen skuadra me më së shumti Superkupa evropiane të fituara, pasi kjo e sotmja ishte e gjashta. Pas tij qëndron rivali i përbetuar në Spanjë, Barcelona dhe gjiganti italian, AC Milan, që i kanë nga pesë sosh, njofton Klankosova.tv. Ndërkohë mbojtjen e titullit në La Liga, Real Madrid e nis si mysafir i skuadrës së Vedat Muriqit, RCD Mallorca, kurse Atalanta në javën e parë të Serisë A, udhëton te Lecce e Ylber Ramadanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 18/09/2024