Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reali e mposht Osasunën, mbetet në garë për titull

NULL NULL
18.02.2023 23:03

Real Madridi ka arritur që ta mposht Osasunën me rezultat 0-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, vendasit patën dy shanse të mira, një në minutën e 15-të të takimit dhe një dy minuta para fundit të pjesës së parë, por që nuk arritën t’i konkretizojnë ato.

Pjesën e dytë, Reali e nisi më mirë, ku qysh në minutën e 47-të, ishte Rodrygo, i cili nga një afërsi tejet e madhe me golin nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 52-të, ishte Vinicius ai që shënoi, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa në minutën e 89-të ishte Valverde ai që ia dha epërsinë fillestare Realit.

Vinicius shënoi edhe një herë tjetër, por që përsëri goli iu anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ishe Asensio ai që shënoi për rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Reali vazhdon të jetë në garë për titull, ku aktualisht është pesë pikë larg Barcelonës, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.