Real Madridi nën drejtimin e Xabi Alonsos me startin më të mirë në pothuajse një shekull NULL NULL 02.11.2025 15:33 02.11.2025 15:33 Real Madridi e shkatërroi Valencian me rezultatin 4-0 në javën e 11-të të La Ligës, duke vazhduar serinë e tyre sensacionale në sezonin 2025/26. Kjo fitore shënon nisjen e tyre më të mirë të sezonit që nga viti 1928, transmeton Klankosova.tv Nën drejtimin e Xabi Alonsos, Los Blancos kanë regjistruar 13 fitore dhe kanë pësuar vetëm një humbje në 14 ndeshje zyrtare, duke barazuar arritjet legjendare të trajnerëve José Ángel Berraondo (1928/29) dhe Miguel Muñoz (1961/62). Pas 11 ndeshjeve, Reali ka grumbulluar 30 pikë dhe ndodhet në krye të tabelës.