Real Madridi mund të marrë vendim të ashpër për Valverden dhe Tchouamenin NULL NULL 08.05.2026 12:50 08.05.2026 12:50 Pas ngjarjet së rëndë që tronditi Real Madridin, ku pati përleshje fizike mes Fede Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit gjatë stërvitjeve ka detyruar klubin të hapë procedime disiplinore ndaj tyre. Drejtuesit e klubit e konsiderojnë situatën të papranueshme dhe po vlerësojnë seriozisht shitjen e të dy lojtarëve gjatë kësaj vere si një masë ndëshkuese. Ky skandal pritet të ndryshojë fatin e lojtarëve të tjerë si Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos, të cilët ishin në listën e largimeve, por tani mund të qëndrojnë për të mbuluar boshllëkun e krijuar. Ndonëse Valverde dhe Tchouameni janë shtylla të ekipit, klubi nuk do të tolerojë thyerjen e disiplinës dhe do të kërkojë përfitime maksimale nga shitja e tyre në tregun e transferimeve.