Real Madridi i gatshëm ta lë Bale të largohet falas NULL NULL 14.07.2020 11:57 14.07.2020 11:57 Real Madridi është i gatshëm që t’ia paguajë dy vjetët e fundit të kontratës Gareth Bale-t, në mënyrë që ta lë të bëhet agjent i lirë, raporton ABC. Përfaqësuesi i Uellsit së fundi është parë duke bërë sjellje të pahijshme në pankinë, duke e rënduar edhe më tej situatën e tij në “Santiago Bernabeu”. Kjo e ka ngjallur edhe më shumë irritimin e Mbretërve, andaj ata janë të gatshëm që ta paguajnë por vetëm ta lënë të largohet nga kryeqyteti spanjoll. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.