Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madridi blen për 60 milionë euro adoleshentin brazilian Endrick

NULL NULL
15.12.2022 17:48

Real Madridi ka konfirmuar se është rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me adoleshentin brazilian të vlerësuar shumë, Endrick, nga klubi Palmeiras.

Sipas raportimit nga Goal, Reali do të paguajë klauzolën e lirimit të Endrick prej 60 milionë eurosh, me 35 milionë euro të parapaguara dhe 25 milionë euro shtesë. Ata gjithashtu do të duhet të paguajnë 12 milionë euro të tjera taksa në lidhje me marrëveshjen. Endrick nuk do të kalojë ne Real derisa t’i mbushë 18 vjet, në vitin 2024. Kontrata e tij fillestare është caktuar të zgjasë deri në vitin 2027, me një opsion të mëtejshëm që ajo të zgjatet deri në vitin 2030.

Endrick ka qenë subjekt i spekulimeve për transferime masive vitin e fundit, pasi u cilësua si një nga talentët më të mirë adoleshentë në botë.

Chelsea, Barcelona dhe Paris Saint-Germain u raportuan të gjithë se po kërkonin nënshkrimin e tij, por Los Blancos e kanë fituar garën, transmeton Klankosova.tv.

Endrick shënoi 170 gola në pesë vitet e tij të para në akademinë e Palmeiras.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.