Real Madrid në “radar” dyshën e Chelsea NULL NULL 30.09.2025 11:46 30.09.2025 11:46 Real Madrid po monitoron nga afër dy mesfushorët e Chelseat, Enzo Fernández dhe Moisés Caicedo, si opsione për të përforcuar repartin e mesfushës në të ardhmen. Trajneri Xabi Alonso ka kërkuar një lojtar të nivelit të lartë që mund të pasojë legjenda si Luka Modric dhe Toni Kroos. Të dy lojtarët kanë spikatur në Premier League, duke tërhequr interesin e “Los Blancos”. Megjithatë, Chelsea nuk është i gatshëm t’i lëshojë lehtë, pasi i sheh si shtylla të projektit aktual. Sipas raporteve, çdo ofertë do të duhej të kalonte shifrën e 100 milionë eurove për secilin. Edhe pse operacioni duket i ndërlikuar, madrilenët e shohin Enzo dhe Caicedo si investime strategjike për të garantuar cilësi të menjëhershme dhe potencial afatgjatë.