Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagon SHBA: Keqardhje për jetët e humbura, qëndroni të qetë

NULL NULL
09.05.2015 15:24
Ambasada e SHBA’së në Shkup: ’Ndjejmë keqardhje për humbjen e jetës së njerëzve në Kumanovë dhe shprehim ngushëllime familjarëve të tyre. Qytetarët të qëndrojnë të qetë.

Abasada e SHBA’së në Shkup ka reaguar për ngjarjet në Maqedoni duke shprehur keqardhje për jetët e humbura. Misioni diplomatik amerikan ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Ndjejmë keqardhje për humbjen e jetës së njerëzve në lidhje me aksionin që po zhvillohet në Kumanovë dhe shprehim ngushëllime familjarëve të tyre, e ndjekim në vazhdimësi situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë dhe liderët politik, bëjmë thirrje tek qytetarët që të qëndrojnë qetë dhe mos bien pre e provokimeve’’, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Ambasador aktual i SHBA’së në Shkup është diplomati Jess L. Baily.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.