Reagon Presidenca e Shqipërisë: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë NULL NULL 07.12.2019 12:09 07.12.2019 12:09 Zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka mohuar Masakrën e Reçakut. Blushi ka thënë se ish-zëdhënësit e xhelatit Millosheviq dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine, njofton Klan Kosova. “Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës”. “Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërsohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme”. “Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025