Reagon Ponte Prizreni pas rrahjes: Kjo erdhi si pasojë e delegimit katastrofik të gjyqtarëve NULL NULL 04.05.2021 19:04 04.05.2021 19:04 Ekipi i Ponte Prizrenit ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në takimin mes tyre dhe Pejës. Ekipi vendas thotë se kjo erdhi si pasoj e neglizhencës së Komisionerit të garave, Faton Kurshumliu, i cili sipas Ponte Prizrenit me delegim katastrofik të gjyqtarëve e solli fatin e ndeshjes deri te përleshja. “Në fund çerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rëndë jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pati autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët pejanë, konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeç”. Ponte ka njoftuar se të lënduarit kanë hapur rast në polici dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca. “Kryesia e klubit tani do marrë vendim për hapat e mëtutjeshëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 47 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 59 minuta më parë