Reagon Gërvalla: S’do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat

Reagon Gërvalla: S’do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat

NULL NULL
1 day më parë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se asnjëherë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë.

Ajo u deklarua pas reagimeve lidhur me deklaratën e saj të mëhershme ku kishte thënë se do të dërgojë fakte për vrasjet e pasluftës në Gjykatën Speciale, sapo të formohet ajo.

“Dje, sot por edhe nesër! Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh”.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit. Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”.