Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagon Federata e boksit për humbjen e Xhoxhajt

NULL NULL
22.06.2015 14:10
Federata e Bokist të Kosovës ka reaguar ndaj humbjes së boksierit kosovar, Armend Xhoxhaj në Lojërat Olimpike Evropiane, "Baku 2015".

Në një komunikatë të tyre ata shprehin zhgënjimin e thellë, duke thënë se iu bë padrejtësi nga gjyqtarët e këtij takimi, boksierit nga Kosova.

Sipas tyre Xhoxhaj ka qenë më i mirë sesa kundërshtari i tij ukrainas.

Të plotë komunikatën e Federatës së Boksit të Kosovës e keni më poshtë:

“Boksieri ynë, Armend Xhoxhaj, shkëlqeu në çerekfinale e Lojërave Evropiane, ‘Baku 2015’, edhe pse rezultati pas rundit të dytë ishte 1:1.

Xhoxhaj në rundin e tretë ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari dhe për habi të gjithëve fitues u shpall boksieri Ukrainas Oleksandr dhe pa meritë.

Këtë e bënë gjyqtari italian dhe ai filipinas, të cilët i dhuruan fitoren kundërshtarit, ndërsa gjyqtari nga Tunizia i dha fitoren Xhoxhajt.

Duhet cekur se Xhoxhaj ne rundin e tretë ishte shumë më i mirë dhe e dërrmoi kundërshtarin që ishte rundi vendimtar dhe fitorja bindëse i takonte Xhoxhajt. Gjyqtarët e bën të veten dhe për çudi rundin e tretë 2:1 i dhanë fitore boksierit të Ukrainës, që ishte vendimtare.

Xhoxhaj përfaqësoi denjësisht shtetin e Kosovës dhe tregoi se është njëri ndër boksierët më të mirë në Evropë. Xhoxhajn e presin meçet e radhës për kualifikime për Rio 2016 dhe besojmë se do të jetë përfaqësuesi kryesor i Kosovës. Xhoxhaj qysh në muajin gusht do të jetë në Kampionatin Evropian në Bullgari, ku besojmë dhe shpresojmë të kthehet me medalje, po ashtu edhe në muajin tetor e pret një ngjarje tjetër e madhe, Kampionati Botëror që mbahet në Katari. Këto dy ngjarje janë kryesore për të mbledhur pikë për Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Xhoxhaj është momentalisht një ndër boksierët më të mirë në rajon dhe në Evropë, këtë e dëshmojë edhe në Baku.

Humbja e sotme e pamerituar e përforcon edhe më shumë atë, në fakt i jep kurajo edhe më tepër që të përgatitet maksimalisht për dy ngjarjet e mëdha të lartpërmendura. Xhoxhaj befasoi të gjithë në Lojërat Evropiane, me klasin që ka treguar, sigurisht edhe të pranishmit që ishin në sallë mbeten të habitur me vendimet të njëanshme të gjyqtarëve, bile i befasoi edhe përfaqësuesuesit e Ukrainës. Xhoxhaj u pa se ka potencial të madh, qe më i mirë kundërshtari, por si shumë herë në sport ndodhë që më i miri humbë me apo pa qëllim nga vendimi i gjyqtarëve.

Pas karateistit Alvin Karaqi, Xhoxhaj ishte shumë afër medaljes, por gjyqtarët ia mohuan këtë sukses historik të një shtetit më të ri në botë, Kosova, e cila për herë të parë merr pjesë në ngjarjen më të rëndësishme dhe që ka fituar një simpati nga shumë shtete për kualitet që tregoi në disa sporte. Xhoxhaj është në rrugë shumë të mirë, ndoshta është e tepërt të themi edhe drejt medaljeve evropiane e botërore. Vetë luftën që tregoi kundër ukrainasit na tregoi se ai është boksier i klasit botëror dhe konfrimon se do t’i sjellë medalje Kosovës në këto muajit e ardhshëm. Bakuja ka qenë një përvojë e mirë për të dhe i ka dhënë edhe më shumë apetite për fitore me gjithë humbjen e pamerituar nga ukrainasi. Me një fjalë, Xhoxhaj është fitues moral, ndërsa ukrainasi sigurisht mbi supet e tija nuk e ndjen si fitore, sepse edhe vet e di se nuk e meritoi me djersë”.

lajme të ngjashme