Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagon Barcelona, i shpreh ngushëllime familjes së mjekut

NULL NULL
08.03.2025 21:22

Barcelona i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut Carles Minarro Garcia.

Garcia vdiq sonte pak orë para fillimit të ndeshjes kundër Osasunës e cila u shty për këtë arsye.

“FC Barcelona është thellësisht e pikëlluar që njofton për ndarjen nga jeta të mjekut të ekipit të parë, Carles Miñarro Garcia, këtë mbrëmje”, thuhet në komunikatën e tyre në rrjetet sociale.

“Për këtë arsye, ndeshja midis FC Barcelona dhe CA Osasuna është shtyrë për një datë tjetër”.

“Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona dhe i gjithë stafi i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë”.

lajme të ngjashme