Reagimi i vogëlushes kur sheh motrën në ultrazë (VIDEO) NULL NULL 03.10.2016 13:40 03.10.2016 13:40 Pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë momente emocionuese, të një vogëlusheje pothuajse trevjeçare, teksa përjeton për herë të parë, ndjenjën e të qenit motër. Ndonëse shumë fëmijë ndjejnë xhelozi kur kuptojnë se prindërit e tyre do të sjellin në jetë një fëmijë tjetër, Myla është ndryshe nga ta, njofton Klan Kosova. Derisa nëna e saj kishte shkuar për një kontrollë mjekësore, për të përfunduar dhe një ultrazë për shtatzëninë e saj, Myla u afrua tek ekrani dhe e përqafonte foshnjën (motrën e saj) 16 javëshe. Nëna e Myla-s, tha që nuk e priste një reagim të tillë ndaj vajzës së saj, përcjellë Klan Kosova. Për më shumë detaje shikoni videon e mëposhtme: