Reagimi i Ronaldos kur një fëmijë i tha se Messi është lojtar shumë më i mirë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagimi i Ronaldos kur një fëmijë i tha se Messi është lojtar shumë më i mirë (VIDEO)

NULL NULL
05.03.2023 13:12

Cristiano Ronaldo u bë viral të shtunën për reagimin e tij ndaj një fëmije të vogël, pasi ky i fundit i tha se Lionel Messi është lojtar më i mirë. Incidenti ndodhi pas ndeshjes së Al Nassr të premten, në të cilën ata arritën një fitore me rikthim kundër Al Baten.

Ronaldo, 38 vjeç, u nis për në dhomat e zhveshjes pas fitores 3-1 dhe një djalë bërtiti: “Messi është shumë më i mirë”.

Ylli portugez me sa duket e injoroi fëmijën dhe thjesht bërtiti për mënyrën sesi ndeshja u zhvillua.

“Dhe kjo ishte loja e lehtë”, tha Ronaldo.

Disa media kanë raportuar se CR7 i ka duartrokitur fëmijës duke i thënë të shkonte të shikonte Messin, gjë që nuk është kështu.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.