Reagimi epik i Klopp ndaj gjyqtares që do ta ndaj drejtësinë në Superkupën e Evropës NULL NULL 13.08.2019 22:46 13.08.2019 22:46 Superkupa e Evropës, Liverpool-Chelsea, do të hyjë në histori. Përballja mes dy ekipeve angleze do të jetë e para finale që do të gjykohet nga një femër, pikërisht nga francezja Stephanie Frappart. Një detyrë që e bën të ndihet krenare. “Jam shumë e lumtur. Ishte surprizë, sepse nuk e mendoja se do të drejtoja Superkupën e Europës. Është një nder i madh. Shpresoj që shembulli im t’u shërbejë të gjitha arbitrave femra dhe të gjitha vajzave që aspirojnë ta bëjnë këtë punë”. Frappart shpjegon se ajo dhe ndihmëset e saj janë përgatitur shumë për ta përmbushur me nder misionin. “Teknikisht dhe fizikisht jemi si burrat. Nuk kemi frikë se mos gabojmë, jemi gati. Jeta ime ka ndryshuar, tani jem e famshme në të gjithë botën.” Kjo finale do të jetë e veçantë edhe për trajnerët Jurgen Klopp e Frank Lampard. Tekniku i Liverpoolit madje gjeti rastin edhe për të bërë humor. “Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një momenti historik. Do të tregoj fytyrën time më të mirë, ndryshe nëna ime do të mërzitet. Është hera e parë dhe shpresoj të mos jetë e fundit.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025