Re tymi vazhdojnë të përhapën nga vullkani në Filipine (VIDEO) NULL NULL 14.01.2020 08:53 14.01.2020 08:53 Tymi dhe hiri po vazhdojnë të përhapën nga vullkani që shpërtheu në Taal të Filipineve derisa dielli po lindte të martën. Të hënën, lavë me të kuqe të nxehtë nga vullkani spërkati afër kryeqytetit të Filipineve dhe dhjetëra njerëz u arratisën për shkak të dridhjeve të frikshme dhe hirit, njofton Klan Kosova. Autoritetet bënë plane për të evakuuar qindra mijëra të tjerë nga frika e një shpërthimi më të madh. Retë e hirit nga vullkani Taal arritën në Manila, 65 kilometra në veri duke detyruar mbylljen e aeroportit kryesor të vendit, me më shumë se 500 fluturime të anuluara. Aeroporti u rihap pjesërisht të hënën. Ende nuk është raportuar deri më tani për ndonjë vdekje ose dëm të madh që ka mund të vije drejtpërdrejt nga ky shpërthim. Taal është një nga vullkanet më aktive të Filipineve. Shkencëtarët kanë frikë se një “shpërthim i rrezikshëm” më i madh është afër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 39 minuta më parë