Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti në Lipjan, Dërguti: Reagimi i Sveçlës e Haxhiut i vonuar, për veriun mbajnë konferenca urgjent (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2025 22:02

Opinionistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova tha se reagimi i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27 vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan është i vonuar.

Ajo shton se kur diskutohet për veriun e Kosovës ata mbajnë konferenca urgjent.

Sipas Dërgutit është dashur të ketë reagim të shpejtë nga institucionet dhe të ketë konferencë shtypi që të pranojnë edhe pyetje.

“Të gjithë ne që jemi prind e kemi përjetu dyfish më shumë. Dekalratat e ministrave në detyrë as nuk ish deshtë me i komentu, i kanë dhënë sot pasdite, ndërkohë që i kemi pa për ngjarjet në veri, ende pa përfundu atje aksioni për me marrë merita dilnin në konferencë shtypi. Nuk e kanë pa të arsyeshme as një konferencë shtypi, as një lloj kërkimfalje së pëgjegjësia bie mbi institucionet”, tha Dërguti

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.