Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti “Lypsari”, Nol Nushi: Prita që Tomë Gashi të kërkojë falje për gjestin jonjerëzor, brutal dhe të gabuar (VIDEO)

NULL NULL
17.02.2020 19:00

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka thënë se ka pritur që avokati Tomë Gashi të kërkojë falje që ia shqelmoi paratë një lypsari në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Nushi, që në studion e Info Magazine të Klan Kosovës ishte i ftuar bashkë me avokatin Tomë Gashi, ka deklaruar se kjo është më e pakta që ai mund të bëjë.

“Kur më ftuat për emision dhe e kuptova që edhe avokati Tomë Gashi ka pranuar të vijë në emision në një formë u gëzova, sepse thashë avokati paska reflektuar dhe paska vendosur që më në fund të vijë në një emision të drejtpërdrejtë dhe të kërkojë falje për atë gjest jonjerëzor, brutal dhe totalisht të gabuar”.

“Kur e dëgjova rezymenë e Tomë Gashit jam pak pishman që erdha në emision. Është e pamundur qysh Tomë Gashi foli pesë minuta dhe në asnjë sekondë nuk e pati forcën dhe guximin që të bëjë tërheqje dhe kërkimfalje. Është minimumi i minimumit çka duhet të ndodhë përballë një rasti të tillë totalisht brutal”.

“Në një moment avokati është dashur të dalë prej rolit të tij profesional. Rolin e avokatit e kuptojmë se si është, prandaj edhe është edhe termi ‘Avokat i Djallit’”.

“Mbrojtja që sot Tomë Gashi i bëri vetes është pikërisht e stilit të ‘Avokatit të Djallit’. Madje, avokati pati fytyrë që të thotë që shumica e qytetarëve janë pajtuar me këtë rast”.

Nushi e ka ndërlidhur këtë veprim të Gashit me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse ai është shprehur i bindur se Tomë Gashi tash po ndihet i paprekshëm.

“Mua më intereson figura e dikujt që është i veshur me pushtet dhe kapital financiar simbolik dhe sillet kështu ndaj një qytetari totalisht të pambrojtur dhe të mjerë. Unë Tomën s’e kam parë më herët duke goditur njerëz të varfër në rrugë”.

“Prej nga i vjen kjo fuqi avokatit Tomë unë s’e kuptoj ndryshe përveç veshjes së tij me pushtet tashmë. Toma po fillon të ndihet i padenoncueshëm dhe i paprekshëm. Kur ndihesh i paprekshëm ke fytyrë të dalësh dhe ta godasësh një të varfër dhe të mjerë aty, të dalësh në kamerë televizive më pas dhe të mos kërkosh falje”.

Madje, ai e ka bërë një ndërlidhje edhe me vendin ku ka ndodhur rasti.

“Sulmin që Toma e ka bërë atë ditë ka ndodhur as 20 metra larg prej përmendores së Shën Nënë Terezës që është shenjtore. Për çka njihet ajo? Njihet pikërisht për punën që e ka bërë me njerëzit e shtypur, sidomos ekonomikisht. Toma tash i veshur me pushtet e di kush është kriminel, biznismen, kush është grup i organizuar dhe të tjera”.

“Toma tha se ata fëmijë janë pjesë e zinxhirit ‘të njerëzve me Mercedesa’. Toma u tregua edhe i paguximshëm, sepse po ta çonte punën deri në fund, atëherë do ta ndiqte atë fëmijë dhe do ta rrihte shefin e tij. Kur nuk ka çfarë t’i bëjë gomarit, i ka mëshuar samarit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.