Rasti “Infrakos”, shpallet aktgjykim lirues ndaj shtatë të akuzuarve NULL NULL 20.01.2023 09:58 20.01.2023 09:58 Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Infrakos”. Të akuzuarit ishin të ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, njofton Klan Kosova. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. SHËNIM: Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, është pranuar në Gjykatë me datë 31 dhjetor 2019. klankosova.tv