Rasti i vrasjes së rreshtetit Lika, konfirmohet arrestimi i shtatë personave në Kaçanik NULL NULL 21.04.2025 11:36 21.04.2025 11:36 Policia e Kosovës sot e ka zhvilluar një aksion policor në Kaçanik, ku janë arrestuar shtatë persona. Kjo u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë konferencës së jashtëzakonshme të mbajtur për media. Hoxha njoftoi se bastisjet janë zhvilluar në nëntë lokacione, tetë në Kaçanik dhe një në një fshat të Klinës. “Këta persona dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe vrasjen e rreshterit tonë. Personat e arrestuar janë në proces të intervistimit me autorizim nga ana e prokurorit”, deklaroi Hoxha.