Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, sot seanca për policët e dyshuar NULL NULL 09.07.2025 07:16 09.07.2025 07:16 Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për policët e dyshuar në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila njoftoi se sot do të mbahet seanca dëgjimore për pesë policët. “Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër me datë 09.07.2025 në ora 10:30”, thuhet tutje në konfirmim. Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në orët e hershme të së hënës gjatë ndalimit nga policia, njofton Klankosova.tv. Pamje të reja, momenti kur 27-vjeçari në Lipjan doli nga vetura me duar pas kokës (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 48 minuta më parë