Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar

NULL NULL
08.07.2025 18:00

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për policët e dyshuar në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila njoftoi se nesër do të mbahet seanca dëgjimore për pesë policët.

“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër me datë 09.07.2025 në ora 10:30”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.