Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit, Sava Janjiq: Këta njerëz nuk janë serbë, por çnjerëzor

NULL NULL
23.02.2021 08:37

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka reaguar pas sulmit që të hënën iu bë djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq në Llapnasellë.

Janjiq shkruan në llogarinë e tij në Twitter se është thellësisht i tmerruar nga ky rast.

“ Pa hyrë në pikëpamjet e Nenadit, fëmija u rrah me shufra metalike, boksa, dhëmbët i ishin thyer, fytyra e tij ishte gjymtuar. Ky krim i tmerrshëm duhet të dënohet. Këta njerëz nuk janë serbë, por janë çnjerëzor”.

“Meqenëse ka një video-regjistrim, nuk është e vështirë të gjenden autorët. Ky është një mëkat i madh që çdo njeri normal e dënon. Dhe kushdo që e ka urdhëruar atë duhet të hetohet”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.