Rasti i futjes së foshnjës në rrobalarëse, vazhdojnë shkarkimet (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 24.12.2022 20:25 nga Qendresa Tershana 24.12.2022 20:25 Gati tetë ditë u mbajt sekret, rasti i foshnjës së porsalindur, që dyshohet se u fut në rrobalarëse. E rrjedhimisht nuk u njoftua as për shkarkime për përgjegjësit e kësaj ndodhie në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës e as në institucionet të tjera që mbikëqyrin punën e tij. Por, katër ditë pasi informacioni u bë publik, shkarkimet nuk kanë të ndalur, njofton Klan Kosova. Të fundit që u larguan nga puna janë dy drejtorë. “Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri”, thuhet në komunikatën e spitalit. Për mungesë komunikimi, informimi të drejtë dhe mosadresim në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë shkarkoi të enjten edhe ushtruesin e detyrës së shefit të Inspektoratit, Shaban Osmanaj. Përjashtim total jo, por pezullim nga puna të mërkurën pati edhe për katër mami, dy punëtorë teknikë e një pastruese të këtij spitali. Por, ky institucion mund të përballet edhe me padi nga familjarët e foshnjës të cilët e paralajmëruan këtë ditë më parë. Me ngjarjen aktualisht edhe po merret prokuroria, të cilët po presin rezultatet e Inspektoratit Shëndetësor për hapat e mëtejmë.