Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i fajdeve në Graçanicë: “Hekri” nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare

NULL NULL
22.05.2024 17:19
Policia shqiptare
Arkiv: Veturë e policisë shqiptare.

E.G, , dyshohet për shtytje vetëvrasje dhe për fajde lidhur me rastin tragjik të 37-vjeçarit B.S.

Ai u kap nga autoritetet në Shqipëri.

“Hekri”, u arrestua atje pasi u arratis nga Kosova, në tentativë për t’iu shmangur arrestimit nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, konfirmoi për Klankosova.tv se ai gjendet nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare.

“I dyshuari është ndaluar në Shqipëri dhe aktualisht është nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare”, tha zëdhënësja Laureta Ulaj për Klankosova.tv

E.G, dyshohet për këtë rast bashkë me dy të dyshuarit e tjerë që tashmë ndodhen në paraburgim, S.T dhe A.T (babë e bir).

Ata dyshohen për veprat penale “shtytje në vetëvrasje” dhe “fajde”.

B.S u gjet i vdekur para disa ditësh në Graçanicë.

Ai dyshohet se u vetëvra si shkak i presionit nga fajdexhinjtë./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme