Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i Agon Zejnullahut, paralajmërohet protestë për sonte në Lipjan

NULL NULL
09.07.2025 11:52

Një protestë është paralajmëruar për sonte në shesin “Adem Jashari” të Lipjanit për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në rrethana të dyshimta gjatë ndalimit nga policia.

Në thirrjen për protestë të shpërndarë në rrjete sociale bëhet e ditur se ajo do të mbahet nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv.

“Kush e konsideron veten që ka pak moral dhe ndërgjegje, le të jetë pjesë e një proteste paqësore për Agonin, sepse ajo që ndodhi atij mund t’i ndodhë çdonjërit prej nesh”, theksohet mes tjerash në thirrje, transmeton Klankosova.tv

Lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në orët e hershme të së hënës tashmë janë paraqitur para degës së gjykatës në Lipjan, pesë policët e arrestuar, njofton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.