Rasti i 400 kg drogë, dënohen me 75 vjet burg të akuzuarit (VIDEO) NULL NULL 19.03.2026 12:55 19.03.2026 12:55 Janë dënuar me 75 vjet burgim të akuzuarit për rastin e 400 kilogramëve drogë. Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila ka përcjell nga afër seancën gjyqësore, bëri të ditur se pronarit të kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri iu shqiptua dënimi prej 20 vjetëve burg, Faton Vrajollit po ashtu 20 vjet, Kadri Sheqiri u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa me nga 10 vjet secili u dënuan edhe Kadri Rrahimi e Fehmi Bytyqi, transmeton Klankosova.tv. Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar. Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.