Rasti ‘Brezovica’, bastisen disa autosallone, shtëpi dhe lokale NULL NULL 02.03.2023 09:43 02.03.2023 09:43 Disa shtëpi dhe lokale përcjellëse në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Lipjan, janë kontrolluar dhe bastisur sot, gjatë aksionit në rastin ‘Brezovica’, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”. Ky aksion është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve. Aksioni u ekzekutua nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025