Rast i rëndë: Vdes një person në QKUK, Policia nis hetimet NULL NULL 07.01.2026 09:01 07.01.2026 09:01 Një shtetas i huaj ka vdekur në Qendren Klinik dhe Universitare. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 06:00 të mëngjesit. Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Lidhur rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.