Rast i rëndë në familjen Ademaj, ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren NULL NULL 19.03.2026 15:02 19.03.2026 15:02 Një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren. Klankosova.tv mëson se viktima është E.Ademaj. Në këtë aksident të përfshirë ishin një motoçikletë, një veturë dhe një kamion. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.