Rast i çuditshëm në Kaçanik: Gjuajtje me armë, vetaksident, kërcënim për vetëvrasje – dy të arrestuar NULL NULL 05.02.2026 09:57 05.02.2026 09:57 Foto ilustruese Në Kaçanik, mbrëmë është raportuar fillimisht për një rast të shkëmbimit të zjarrit nga armët mes dy veturave rreth orës 20:15. Policia i është përgjigjur rastit, por ka njoftuar se nuk kanë gjetur asnjë dëshmi. Megjithatë, sipas raportit 24-orësh, njësitet policore kanë vazhduar veprimet hetimore dhe rreth orës 21:40 kanë gjetur një veturë të braktisur, e vetaksidentuar. Vetura, sipas policisë, ka qenë me vrima që dyshohet se kanë ardhur nga arma e zjarrit, raporton Klankosova.tv. “Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare e cila ka deklaruar se i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten”, ka njoftuar PK-ja. Ndërkaq, përderisa njësitë policore ishin në kërkim të të dyshuarit, i njëjti ishte vërejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij. Ai “kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbres dhe arrestohet, e më pas me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar”. “Në konsultim me prokurorin edhe dëshmitarja e cila dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh. Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/përdorim i armës”. /Klankosova.tv