Rashkaj: Unë do të jem i përkushtuar për Kosovën edhe nëse luaj vetëm pesë minuta NULL NULL 09.10.2019 22:32 09.10.2019 22:32 Futbollisti i Kosovës Anel Rashkaj, në një konferencë për media ka thënë se nuk ka rëndësi se sa minuta luan në fushë, por e rëndësishme është të jesh i fokusuar në maksimum në minutat që të jepen. “Mendimi im është që ne duhet të jemi të fokusuar për çdo situatë, e kam thënë edhe më herët, ashtu edhe ka ndodhur, ka pasur ndeshje që kam hyrë në pesë minutat e fundit, dhe duhesh të jesh i fokusuar në ato pesë minuta”. “Ka ndeshje që i fillon nga fillimi apo inkuadrohesh në pjesën e parë, kështu që nuk mendoj shumë në këtë aspekt, kryesorja të jemi të përgatitur për çdo situatë, për çdo minutë që të jepet mundësia”. Rashkaj i është bashkuar Kosovës në vitin 2014-të. Ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit luhet ditën e enjten me fillim nga ora 18:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.